Ronald Trebicka ishte qershia mbi tortë, Adelina Balashi flet për veprën e saj “Pallati 176”: Ja kush doja ta interpretonte Elsën

Gjatë intervistës për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, autorja e komedisë shumë të pëlqyer nga shqiptarët “Pallati 176”, Adelina Balashi foli gjithashtu dhe për kastin e aktorëve që u përzgjodhën për t’i dhënë jetë veprës së saj. Sipas saj, Ronald Trebicka me rolin e Jovan Bregut ishte “qershia mbi tortë”.

Kujtojmë që krah Roland Trevickës, luajtën dhe shumë aktorë të tjerë të njohur si Violeta Manushi në rolin e Teto Ritës, Eva Alikaj në rolin e Elsës, Ilir Bexhani në rolin e Sandrit, Elida Janushi si Marjeta, Anastas Kristofori si Perikliu, Gëzim Rudi si Fredi, Merita Zoto si Irena dhe Pavlina Mani si Liria.

“Aty ishte Ronaldi. Rolandi kishte rol dominant. Nëpërmjet atij roli, Rolandi shpalosi gamën e tij aktoreske, por e ndriçoi krejt talentin e tij.”, u shpreh Balashi ndërsa shtoi më pas se ajo donte shumë që të luante gjithashtu dhe aktorja Rajmonda Bulku por ajo nuk kishte pranuar.

“Mua më pëlqente shumë Monda sepse ishte shumë high por nuk kisha kundërshtim për Evën (Alikon e cila luajti rolën e Elsës) por ishte në dorë të regjisorëve. U mërzita se më iku një ikonë. Kur e kam takuar Mondën, më tha sa gabim kam bërë.”, u shpreh ajo për rolin e Elsës. /abcnews.al

Lexo me shume