Ronaldo zbuloi se cilin klub në Premier League ishte afëe ta blinte

Ronaldo, një sulmues i njohur në të kaluarën, aktualisht zotëron dy klube njëherësh, Valladolid dhe Cruzeiro. Në një kohë, braziliani mund të blinte një klub që tani luan në Premier League angleze. Për këtë ka folur vetë Ronaldo.

“Para se të bleja Valladolidin, shikova në të gjithë Evropën. Për tre vjet kam jetuar në Londër dhe kam kërkuar mundësi atje.

Isha shumë afër blerjes së Brentford. Kjo ishte pesë apo gjashtë vjet më parë. Marrëveshja ishte afër. Por tani kam dy klube dhe më ndjekin gjatë fundjavave”, tha Ronaldo për Goal.com. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume