Rrahmani: Terreni ishte shumë i vështirë, duhet të shfaqemi cinikë!

Pas disfatës me rezultatin 1-2 ndaj Sivasspor, sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani foli në SuperSport ku theksoi se skuadra shpërdoroi shumë raste ndërsa shtoi se terreni ishte shumë i vështirë dhe ndikoi në lojë.

Rastet e shpërdoruara- “Ndikuan në rezultat sepse është ligji i pashkruar në futboll dhe kjo na ndodhi. E dominuam kundërshtarin dhe shpresoj t’ia dalim në ndeshjet e tjera. Tek shanset para porte duhet të jemi më të vendosur dhe të jemi cinikë”.

A u lodh ekipi? “Në këtë terren ishte e vështirë dhe ishte lodhja, u munduam për 90 minuta për rezultatin pozitiv. Shpresoj që ndeshjet e tjera të shfrytëzojmë rastet”, u shpreh Rrahmani.

Lexo me shume