Rrëfehet Osmani: Drafti franko-gjerman ekziston, por ka dezinformim për…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e konfirmoi ekzistencën e draftit të shumëdiskutuar franko-gjerman.

Por duket se pikërisht misteri që ka rrethuar dokumentin këto javët e fundit, ka lënë vend edhe për dezinformim lidhur me atë cfarë kërkojnë partnerët prej Kosovës.
“Nuk ka propozuar askush që të pritet për marrëveshje për dhjetë vjet, kështu që ka lloj insinuatash, dezinformatash lidhur me atë se çfarë po kërkojnë partnerët tanë prej nesh. Ne e vlerësojmë rolin e partnerëve tanë për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi. Qëllimi i Kosovës gjithnjë ka qenë për marrëveshje finale dhe njohje në qendër, dhe ne angazhohemi në atë drejtim. Për me tepër angazhimi ynë është për paqe dhe stabilitet, ndërsa angazhimi i Serbisë është i kundërt. Andaj shpresojmë që sa më shumë të jetë e mundur partneret tanë të bëjnë presion Serbisë, shtetit që po e destabilizon rajonin tonë që ta kuptojë që paqja dhe stabiliteti është në interes te të gjithëve”- u shpreh Osmani.

Disa ditë më parë, në një konferencë për shtyp presidentja që shprehur se nisma franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe kjo sipas saj nënkupton që çështjet të cilat janë diskutuar deri më tani një nga një, të bashkohen në mënyrë që të mos humbet më kohë.
Për këtë arsye, ekspertë gjermanë e francezë janë duke i grupuar disa çështje në një dokument të vetëm, ç’ka mendohet se do të lehtësojë arritjen e marrëveshjes.
Në javët në vijim do të ketë takime me ekipet e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron të cilët do të sqarojnë në detaje synimin e tyre, e pastaj propozimi do t`u kalojë palëve që të japin qëndrimin e tyre.

Top ChannelLexo me shume