Rrezik shpërthimi pas rrjedhjes së gazit në një fabrikë në Porto-Romano, evakuohen banorët

Policia ka evakuuar disa banorë nga zona e Porto Romanos në Durrës, pasi është raportuar për rrjedhje gazi nga cisterna e fabrikës së kompanisë “Elka”.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. ABC News raporton se banorët e zonës janë vënë në alarm dhe se i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet, pasi kjo fabrikë ka paraqitur probleme në të kaluarën. Ndërsa punonjësit e fabrikës po vazhdojnë aktivitetin e punës, me ekpsrtëtë e thirrur nga kompania që po punojnë për të rregulluar defektin.

“Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi. Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njoftoi policia.

Një nxënës tha se drejtori i shkollës  tha nxënësve të marrin çantat dhe të largohen me vrap nga shkolla. Ndërsa një mësues u ka thënë te dalin jashtë sepse ka shpërthim gazi.

“Ishim në orën e katërt mësimore. Erdhi një presor dhe tha dilni jashtë vajza dhe djema sepse po shpërthen gazi. Drejtori na tha merrni çanta dhe ikni me vrap, dhe ne kemi marrë çantat dhe kemi ikur se jemi trembur shumë”, tha nxënësi i shkollës.

 

Lexo me shume