Rrëzimi i padisë ndaj “dosjeve” , Vasili: Prokuroria e Kapur

Më 1 shtator, Ilir Meta çoi në prokurori anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, pas dyshimeve që ngritën se ish-Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Kjo u kundërshtua nga Meta dhe akuzoi Autoritetin se ka falsifikuar dokumente.

Mirëpo Prokuroria e Tiranës, në një vendim të marrë para një jave, vendosi të mos e regjistrojë padinë e ish-Presidentit. Ky vendim nga ana e Partisë së Lirisë komentohet si një fakt, se prokuroria ndodhet nën urdhra politikë.

“Ky vendim i Prokurorisë është nul pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit si në procedurë dhe në përmbajtje. Mos fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim, mosdhënia e dokumentave nga Autoriteti I Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si edhe mosdhënia e dokumentave edhe nga Kuvendi I Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen prej fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve nga Edi Rama”

Për të shpjeguar shkeljet që ka bërë Prokuroria e Tiranës, Petrit Vasili doli në konferencë me avokatin Genc Gjokutaj.

“Mosregjistirmi, janë pyetur vetëm anëtarët e autoritetit. organi nuk mundet që në konkludimin të pyesi personat që janë në pozita mbrojtëse. Fillimi dhe mbarimi i çështjes. është sjklelje, ëhjstyë process i parregullt ligjor. Meta nuk është pyetur. prokuroria e ka paragjykuar çështjen”.

Zanafilla e përplasjes së Ilir Metës me Autoritetin e Dosjeve, nisi një ditë pasi mori drejtimin e ish-LSI-së, sot Partia e Lirisë. Autoriteti deklaroi se kishte zbuluar se për një politikan me inicialet I.M., kishte zbuluar informacione për lidhje me sigurimin e shtetit dhe i kërkoi Kuvendit ndryshime ligjore për të bërë verifikimet, proces që tashmë ka nisur në organin ligjbërës.

Lexo me shume