Rriten tensionet pas lëshimit të raketave! Koreja e Veriut, paralajmërime ndaj Koresë së Jugut

Koreja e Veriut paralajmëroi të shtunën se do të ndërmerrte “kundërveprime dërrmuese ushtarake” kundër atyre që i quajti provokime të qëllimshme nga Koreja e Jugut, pasi tensionet mbetën të larta pas lëshimeve të raketave balistike nga Pheniani në javët e fundit.

Paralajmërimi i një zëdhënësi të paidentifikuar të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut erdhi një ditë pasi vendi komunist lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në det dhe qindra fishekë artilerie pranë kufirit me Jugun.

Njësitë e vijës së frontit të ushtrisë së Koresë së Veriut hapën zjarr artilerie të premten për të dërguar një paralajmërim të qartë për “provokimin e përsëritur nga armiqtë”, tha zëdhënësi në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Veriut, KCNA.

“Po ashtu, në të ardhmen, ushtria jonë nuk do të lejojë kurrë asnjë provokim nga armiqtë që përshkallëzojnë tensionin ushtarak në Gadishullin Korean, por do të marrë kundërmasa të plota dhe dërrmuese ushtarake,” tha ai.

Koreja e Veriut dërgoi gjithashtu avionë luftarakë afër kufirit ushtarak me Jugun të premten duke e bërë Seulin të urdhëronte ngritjen e menjëhershme të avionëve luftarakë.

Koreja e Jugut të premten tha se zjarri i saj i artilerisë ishte stërvitje “e rregullt dhe legjitime”./Voa

Top ChannelLexo me shume