Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë, Ibraimaj: Borxhi publik është ulur falë rënies së euros_6639eadfb4890.png

Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë, Ibraimaj: Borxhi publik është ulur falë rënies së euros

Po ashtu, rënia sistematike e vlerës së euros ka ndikuar pozitivisht pasi kostot e shërbimit të borxhit po lehtësohen dukshëm nga ky fakt.
“Sot do të përmbledhim të dhënat e tremujorit të parë të vitit. Rritja ekonomike në vend për vitin 2022 rezultoi 4.8%, më e lartë se ajo që kishim planifikuar. Për tre-mujrorin e fundit, rritja rezultoi 4.7% ndërkohë që ne vijojmë të mbajmë të njëjtën shifër. Rritja ekonomike në vend vitin e kaluar ishte më e lartë se vendet e rajonit. I vetmi vend që pati rritje më të lartë ishte Mali i Zi. Sa i përket inflacionit, ne kemi pasur 6.7%, ndjeshëm më i ulët se mesatarja e BE-së.Treguesit e inflacionit kanë qenë me të ulëta, qoftë për inflacionin total, qoftë për pijet dhe ushqimet. Shifrat e Shqipërisë kanë qenë më të ulëta se pjesa tjetër e rajonit. Arsyet kryesore janë politikat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për suportin e bizneseve dhe familjeve shqiptare, mos ndryshimin e kostove, me qëllim mbajtjen e konsumit në nivele të kënaqshme. Ka ndikuar edhe kursi i këmbimit që ka pasur një vlerësim kundrejt euros, që është monedha kryesore e shkëmbimeve tregtare. Ka pasur ndikim në çmimet e importit dhe kanë peshën kryesore të inflacionit vendas.
Në tremujorin e parë specifikisht të ardhurat kanë vijuar të rriten me ritme të përshpejtuar gjatë kësaj periudhe, në total 16.2 mld lekë, 11.7%, në krahasim me planin prej 3.67 mld. Shifra 11.7% është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e inflacionit 6.5%. Rritja e të ardhurave është ndikuar nga rritja e çmimeve, por në pjesën më të madhe është dhe aktiviteti ekonomik. Të ardhurat janë rritur 16.7%për tatimin mbi vlerën e shtuar, shifër që na ndihmon të kuptojmë tre mujorin e parë të ekonomisë. Edhe kjo ndjeshëm më e lartë se inflacioni 6.5%. Tatimi mbi fitimin +22.5%, lidhet ngushtë me atë të vitit 2022, kjo tjetër shifër që tregon ecurinë pozitive ekonomike për vitin e shkuar. Tatimi mbi të ardhurat u rrit 9.5%, 14.8% kontribute më shumë shoqërore. Taksa e jashtëzakonshme 14.1 mld lekë. Kontributet sipas kategorive, sektori ndërtimit +14.4%, prodhimit + 31%, shërbimet +13.6%. Transporti +24%, tregtia 11.2%.
Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik.’– u shpreh Ibrahimaj.

Burimi