“Rubiku është në izolim”! Banorët në protestë, kërkojnë ndërtimin e aksit që lidhet me Rrugën e Kombit

“Investimet janë kot, kur Rubiku është në izolim”! Kjo ka qenë thirrja që banoret e Rrubikut kanë bërë këtë të diel pasi kërkojnë hapjen e rrugës për hyrje në anën veriore të qytetit dhe të lidhet me Rrugën e Kombit.

Banorët e Rubikut u mblodhën në Rrugën e Kombit, duke bllokuar për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen në shenjë proteste për mungesën e rrugës.
Bllokimi i hyrjes në anën veriore të Rubikut që i lidh me Rrugën e Kombit u ka rritur kostot financiare të lëvizjes dhe po falimenton bizneset, sipas banorëve. Gjithashtu, ata thonë se janë ankuar në institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndaj kanë zgjedhur të protestojnë si të vetmen shpresë për ta.

Sipas banorëve, ky aks ka funksionuar para ndërtimit të Rrugës së Kombit dhe tani kërkojnë ëë jetë si më parë.

Top ChannelLexo me shume