“Rublat ‘flasin’ mbrapsht në Tiranë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Burracak, po hedh valle mbi të akuzuarit në Hagë

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës kundër Kosovës”, ishte komenti i kryeministrit Rama pak më parë shoqëruar me një foto të vjetër, të cilit Sali Berisha u përgjigj ashpër duke e cilësuar si ‘akt burracaku’.

Berisha theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij kundër fjalimit të Ramës në KiE, që sipas tij nuk po e ndihmon Kosovë, por po e dëmton atë dhe u shpreh i keq ardhur për qëndrimin e autoriteteve kosovare.
Ish-kryeministri tha se Rama po ndikon negativisht me politikanët e akuzuar në Hagë për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

“Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Kam tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë parlamentare në datën 11 në të cilën thotë se jemi dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Edi Rama ka qenë kryetar i PS ku deputetët e tij në parlament kanë votuar ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Edi Rama ka qenë 100 dakord me këtë. Po dëmton thellë. Shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoritoriteteve në Kosovë që të cilët nuk e frenojnë Edi Ramën. Po dëmton gjendje e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë. Është fushata e çmendur e Edi Ramës gjoja po i ndihmoj por po i dëmton palcërisht. Fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si një presion politik. Nëse Edi Rama do t’i ndihmojë le të caktojë një fond qeveritarë. Po për tu bërë mbrojtjen më të fuqishme. Edi Rama është njëri politik me interes apolitike djallëzore dhe po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë në radhë të parë jam Kosovar, nuk mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama kishte disa mënyra shumë më efiçente që të ndikonte pozitivisht që Kosova të anëtarësohet në KiE. Edi Rama po hedhën vallë në kurriz të atyre që janë në Hagë. Është Makbeth. Do Edi Rama të ndihmojë, ka Këshillin e Sigurimit. Edi Rama po hedh valle mbi të akuzuarit në Hagë”- tha Berisha në konferencën për gazetarët.
Kritikave të opozitës për fjalimin në KiE dhe akuzave në dëm të Kosovës, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjet me një foto, ku shfaqen të tre bashkë, Sali Berisha, Ilir Meta e Lulzim Basha, ndërsa në vëmendje risolli financimet ruse në PD.
“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”– shkroi Rama pak më parë.

Top ChannelLexo me shume