Rudina – Emisioni 22 Tetor 2022

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Jona Vrioni dhe Keti Gjoçaj shkrijnë së qeshuri të ftuarit/ Si pozonim dikur vs sot

Rrëfime personale/ Personazhet e njohur ndajnë foto të papublikuara

Selfie të bukur, ja sekreti se si ta realizoni!

Aktorja e humorit: Edhe nëse fytyra ime del si tavë kosi unë e hedh fotografinë në rrjetet sociale

Në emisioni  “Rudina” në Tv Klan është diskutuar për temën e fotografisë, nëse njerëzi i ruajnë në mënyrë dixhitale apo i printojnë. Një ndër të ftuarit ka qenë aktorja e njohur e humorit Jona Vrioni  e cila është bërë mjaft e famshme në “TikTok” me videot e saj. Ajo ka treguar se nuk e ka problem si del në foto, madje sipas aktores, ajo poston dhe foto që i del fytyra si tavë kosi.

Rudina Magjistari: Jona si e ke punën me fotografinë? Ne të kemi parë duke bërë video, po për fotografinë nuk e dimë.

Jona Vrioni: Unë kam raport të mirë me fotografitë, jam e vetmja që e marr telefonin, e ve kështu poshtë dhe edhe nëse del surrati si tavë kosi, nuk ka problem se unë e hedh sepse unë mendoj që në fotografi duhet të jesh vetvetja. Edhe unë nëse bëj foto kështu e nxjerr pa pikë problemi. Unë ashtu siç dal vetë, nxjerr dhe të tjerët.

Rudina Magjistari: Ndoshta e ke dhe qëllimin që të jesh sa m origjinale sepse njerëzit qeshin edhe me këtë fakt sepse ti nuk e çan kokën fare dhe i hedh fotot si të dalin?

 Jona Vrioni: Edhe kur kam qenë e vogël, nuk kam asnjë foto të saktë. Mua ashtu më vjen të dal dhe ashtu dal.

Rudina Magjistari: Kam përshtypjen që në video ti jep maksimumin.

Jona Vrioni: Unë flas 3 minuta, ta mbaj unë telefonin këtu 3 minuta lodhem. E mbaj kështu dhe më shkruan mami, po çfarë është kjo gushë mi nonë si ndërtim pa leje, hë mi gru i them unë punë e madhe fort. /tvklan.al

Lexo me shume