Rusi: Të paktën 11 të vdekur nga sulmi “terrorist” në sheshin e stërvitjes ushtarake

Të paktën 11 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një qendër trajnimi ushtarak në Rusinë jugperëndimore të dielën kur dy sulmues hapën zjarr ndaj vullnetarëve që donin të luftonin në Ukrainë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

RIA, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes, raportoi se autorët e “sulmit” ishin dy dhe se ata u vranë pas “sulmit” në rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën.

Deklarata e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha se “dy civilë” me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik hapën zjarr me armë automatike gjatë një stërvitje. Ministria ruse nuk dha asnjë informacion tjetër për këta “dy shtetas”.

Lexo me shume