Rusia pajis 7 nëndetëset bërthamore me raketën “Bulava”_6643913c10e31.png

Rusia pajis 7 nëndetëset bërthamore me raketën “Bulava”

Përpjekjet e saj për modernizimin e arsenalit më të madh bërthamor në botë, Rusia duket se i ka finalizuar, duke vendosur në shërbim të ushtrisë raketat e reja balistike ndërkontinentale Bulava (ICBM).Miratimi për përdorim i raketave të reja shkatërruese nga ushtria ruse sipas projektuesit të tyre Yuri Solomonov është bërë me një dekret të datës 7 maj, në të njëjtën ditë kur presidenti Vladimir Putin nisi mandatin e ri gjashtëvjeçar në Kremlin.
Bulava, një ICBM bërthamore e lëshuar nga nëndetëset, u zhvillua sipas një programi që filloi në vitet 1990 dhe është projektuar për t’u vendosur në nëndetëset ruse të klasës Borei.
Sipas Projektit të Mbrojtjes Raketore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në Uashington, Bulava ka një rreze veprimi prej 8300 kilometrash dhe mund të dërgojë koka bërthamore në objektiva të ndryshëm.Raketa 12.1 metër e gjatë dhe me peshë rreth 37 tonë, Bulava do të formojë gurthemelin e treshes bërthamore të Rusisë tokë-det-ajër së bashku me sistemet Topol, Yars dhe Sarmat, që janë përdorur edhe në luftën e Ukrainës.
Hyrja në përdorim e raketave Bulava vjen pasi ministria ruse e Mbrojtjes tha në nëntor se ishte realizuar me sukses një test i raketës nga nëndetëset e saj të klasit Borei.
Raketa asokohe u lëshua nga një pozicion në Detin e Bardhë në veri të Rusisë dhe goditi një objektiv mijëra kilometra larg në gadishullin Kamchatka, në lindjen e largët.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, flotat e Rusisë Veriore dhe Paqësorit tani zotërojnë 7 nëndetëse Borei dhe secila prej tyre ka në arsenalin e vetë nga 16 raketa Bulava.

Burimi