Rusia: Satelitët e Perëndimit, objektiva legjitime nëse përfshihen në luftë

Satelitë komercialë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të bëhen objektiva legjitime për Moskën nëse përfshihen në luftën në Ukrainë, sipas një deklaratë të një zyrtari të lartë të ministrisë së jashtme ruse, sipas skynews.

Konstantin Vorontsov, zëvendësdrejtor i departamentit të ministrisë së jashtme për mospërhapjen dhe kontrollin e armëve bërthamore, tha: “Infrastruktura kuazi-civile (objekte dhe veprime nga organizatat jofitimprurëse) mund të jetë një objektiv legjitim për një sulm hakmarrës.

Po flasim për përfshirjen e komponentëve të infrastrukturës hapësinore civile, përfshirë ato tregtare, nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në konfliktet e armatosura.”

Agresioni i Moskës në Ukrainë ka vrarë dhjetëra mijëra, ka minuar rimëkëmbjen ekonomike globale pas Covid dhe ka shkaktuar konfrontimin më të rëndë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

/abcnews.al

Lexo me shume