Sa ka fituar nga “Pallati 176”? Autorja Adelina Balashi jep përgjigjen shokuese

Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me Alban Musën, Adelina Balashi zbuloi shumë detaje rreth veprës së saj që bëri bujë “Pallati 176”. Vepra që nisi si një punim diplome u vu në jetë dhe sot konsiderohet si një ndër komeditë më të pëlqyera nga të gjithë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit, Adelina tha se suksesi e ka “përndjekur” kudo. “E kam ndjerë suksesin, kudo dhe çfarëdo ambienti ku kam qenë kur isha në Greqi. Më vinin mesazhe nga Amerika kur u bë me video. Në greqi shitej normalisht.“, u shpreh mes të tjerash autorja e veprës.

Sa është paguar për veprën që bëri bujë? Ajo befasoi moderatorin kur tha: “Më dhanë 1300 lekë atëherë. Kam parë dhe një intervistë të Landit kur ka thënë se ‘më dhanë një poçe balte’. Jo askush nga ne nuk ka marrë para ekstra.”, u shpreh Adelina. /abcnews.al

Lexo me shume