Sa orë në ditë duhet të uleni, të flini, të qëndroni në këmbë dhe të ushtroheni…/ Flasin shkencëtarët!_663a2cb0d4d6c.jpeg

Sa orë në ditë duhet të uleni, të flini, të qëndroni në këmbë dhe të ushtroheni…/ Flasin shkencëtarët!

Hulumtimi i ri australian tregon se ne nuk po qëndrojmë mjaftueshëm në këmbë dhe se qëndrimi në këmbë për të paktën pesë orë në ditë është thelbësor për shëndetin optimal. Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar saktësisht se sa kohë duhet të kalojmë ulur, duke fjetur, në këmbë dhe duke u ushtruar çdo ditë për të mbajtur zemrën tonë të shëndetshme.Ekspertët kanë paralajmëruar se qëndrimi në vend për një kohë të gjatë rrit rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë mbipeshën, diabetin e tipit 2, kancerin dhe madje edhe vdekjen e hershme.Tani ata kanë zbuluar se ne duhet të qëndrojmë ulur vetëm për gjashtë orë në ditë, ndërsa duhet të kalojmë pak më shumë se dy orë në ditë për ushtrime të forta, si për shembull të stërvitemi në palestër ose të bëjmë një shëtitje të shpejtë. Ushtrimet e lehta, të tilla si bërja e punëve të shtëpisë ose përgatitja e darkës, duhet të zgjasin edhe dy orë në ditë.Kur bëhet fjalë për gjumin, 8 orë e 20 minuta janë vendimtare. “Njerëzit do të përjetojnë përfitimet e qëndrueshme të këtyre për shëndetin e zemrës vetëm nëse i bëjnë ato rregullisht,”-tha Dr Christian Breckenridge. 360grade.al

Burimi