Salsano kërkon të bëjë krenar të atin e ndjerë me valsin që ka mësuar prej tij

Me këngën fituese të Top Fest “Vetëm ty” të Alban Skënderajt, Salsano performoi sonte në Dancing With The Stars me një vals, zhaner të cilin ia mësuar i ati i ndjerë dikur.

Nën krahët e balerinës profesioniste, Salsano arriti të mbizotërojë skenën dhe të fitojë edhe njëherë simpatinë e jurisë, e cila u surprizua nga performance e aktorit.
“Nga rosaku je kthyer në mjellmë. Më pëlqen ecuria jote”- tha Valbona Selimllari.

“Zakonisht për profesionistët meshkuj kjo është e lehtë, për një konkurrentet është e vështirë. E realizuar ishte”- ishte komenti i kryetarit të jurisë, Kledit.
“Ti ke dëshirë dhe po e shijon, duhet të të kenë frikë të tjerët”- tha Dalina Buzi.
“Bashkë me ju, ëndërrova dhe unë dhe ishte bukur”- tha Armand Peza.
Duke ndarë vendin e parë me Elhaidën, Salsano arriti të grumbulloje 32 pikë nga juria.
Për të gjithë që duan të votojnë Salasanon dhe Lorin duhet dërgojnë mesazh me kodin VIP 11.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.
Si javën e kaluar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/10

Top ChannelLexo me shume