Sara Hoxha shkëlqeu në “DWTS”, por reagimi i vajzës së saj kur e pa në ekran preku rrjetin (VIDEO)

Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurrenten e “Dancing With the Stars”.

Blogerja është një ndër “yjet” e spektaklit të kërcimit, ku duket se që në fillim ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jo vetëm.

Përkrahësit më të flaktë të Sarës, janë familja e saj dhe sidomos Poi. Ndonëse shumë e vogël nuk e ndjek dot mamin në skenë, asaj duket se nga shtëpia nuk i shpëton asnjë puntatë e “Dancing With The Stars”.

Së fundmi ka qenë Xheraldina, mamaja e Ledrit e cila ka ndarë një video të ëmbël të Poem, teksa ndiqte puntatën e mbrëmshme të show-t të kërcimit.

Dhe reagimi i saj është i mrekullueshëm. Poi i afrohet ekranit teksa Sara flet, duke e thirrur mami, mami.

Lexo me shume