Sarri i dhuroi një rini të dytë, Lotito “fërkon duart” dhe “thumbon” Romën: Nuk e kuptoj si e hoqën!

Pedro është një nga sekretet e Lazios së Maurizo Sarrit. Tekniku toskan që e njeh mjaft mirë sulmuesin pasi kishte punuar me spanjollin edhe te Chelsea, e kërkoi me ngulm sezonin e kaluar. Drejtuesit e Lazios e bindën anësorin e ofensivës duke e transferuar me parametër zero nga rivalët e Romës teksa Pedro pavarësisht moshës 35-vjeçare gjeti ambientin e duhur për të shijuar një rini të dytë.

Sezonin e kaluar, ish-futbollisti i Barcelonës koleksionoi 41 paraqitje në të gjitha kompeticonet për bardhekaltërit ndërsa shënoi edhe 10 gola si dhe dhuroi pesë asiste. Por, edhe këtë sezon, Pedro e ka nisur si protagonist dhe në 10 paraqitje me kryeqytetasit ka realizuar 3 gola si dhe regjistron një asist.

Në lidhje me formën e Pedros foli edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili nuk ngurroi të “thumbonte” Romën. “Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se si Roma e largoi Pedron, ai është një monstër. Një kampion i vërtetë”, theksoi Lotitto.

Në këtë sezon, Lazio është duke shfaqur një futboll vërtet tërheqës dhe pas nëntë ndeshjeve të Serisë A, renditet në vendin e tretë me 20 pikë, tre pikë pas kryesuesve të Napolit.

 

Lexo me shume