Schmeichel aspak i lumtur në Francë, projektohet rikthimi në Premier League

Kasper Schemichel i dha fund aventurës 11-vjeçare me Leicester City në merkaton e verës. Portieri danez u transferua te Nice për 1 milion euro, por eksperienca në Ligue 1 nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar.

“Gardiani” 35-vjeçar ka pësuar 13 gola në 11 ndeshje të zhvilluara me ekipin ku ndihmës trajner është Arjan Peço, ish-lojtari i kombëtares shqiptare. Tek ekipi francez nuk janë të kënaqur me rendimentin e Schmeichel.

As ky i fundit nuk është i lumtur në kampionatin francez dhe në skenë ka dalë mundësia e rikthimi te Leicester City, ekip me të cilin fitoi katër trofe, mes tyre edhe titullin kampion në vitin 2016.

“Dhelprat” janë gati ta mirëpresin portierin viking dhe Le10Sport shkruan se drejtuesit e dy klubeve kanë programuar një takim mes tyre në ditët e ardhshme për të arritur një akord që do rikthente Schmeichel në Premier League.

Lexo me shume