Scholz dhe von der Leyen synojnë një “Plan Marshall” për të rindërtuar Ukrainën

Rindërtimi i Ukrainës pas luftës është misioni i një “gjenerate” të tërë dhe do të kërkojë një strategji të nivelit të “Planit Marshall”, theksuan kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një artikull të përbashkët të botuar dje në

Artikulli u botua përpara forumit të sotëm të biznesit gjermano-ukrainas në Berlin të fokusuar në rindërtimin. Ky forum do të hapet nga Scholz dhe kryeministri ukrainas Denis Smyhal .

Europa ka një rol të veçantë në mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës, një vend kandidat për anëtarësim në BE, theksuan Scholz dhe von der Leyen.

“Rruga e rindërtimit është gjithashtu rruga e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian ” .

“Ukraina mbron gjithashtu rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, themelin e bashkëjetesës dhe prosperitetit tonë paqësor në shkallë globale. Pra, kur mbështesim Ukrainën, ne po ndërtojmë të ardhmen tonë dhe të Evropës sonë,” citohet të kenë thënë dy zyrtarët perëndimorë.

Ndër të tjera Scholz vuri në dukje se se rindërtimi i Ukrainës është një detyrë e komunitetit ndërkombëtar që do të marrë dekada./

abcnews.al/

Lexo me shume