Scholz: Realiste që Mali i Zi të hyjë në BE pas 4 vitesh_663a33d23b456.jpeg

Scholz: Realiste që Mali i Zi të hyjë në BE pas 4 vitesh

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pritur Kryeministrin e Malit të Zi në zyrën e tij në Berlin. Në një postim në X pas takimit, Scholz ka shkruar se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë” ka shkruan Scholz.
Në konferencën për media Kancelari ka thënë se “asnjë nga vendet e shumëta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike”.
Por kancelari u pyet, a mund anëtarësohet Mali i Zi pas katër vjetësh?
“Bëhet fjalë edhe për arritjet e secilit vend, pra sa i ka plotësuar parakushtet për shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Parakushti është përmbushja e kushteve europaine. Por unë jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Dhe mendoj se është një ambicie realiste. Ne do të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për këtë” ka premtuar kancelari.
 
 

Burimi