Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Rigers Spahiu akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”, pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh.
Gjithashtu më tej gazetarja Lala bën me doje se në telefonin e Deliut janë gjetur fotot të Ot Kiles.
Rigers Spahiu, vëllai i Ardit alias Arjan Spahiut që u vra në Belgjikë është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit.
(BalkanWeb)
br> br>Lexo me shume