Sekuestrimi i tre objekteve pa leje/ Prokuroria: Do t’i nënshtrohen ekzaminimit teknik

Tre objektet pa leje, për të cilat prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të mazhorancës do i nënshtrohen ekzeminimit teknik. Inxhinierë teknikë, dhe ekspertët janë caktuar nga prokuroria për te kryer aktekpertizën teknike për pallatin tek Liqeni i Thatë; Pallati tek Myslym Shyri dhe atë tek kulla “Syri i Tiranës”. Ekspertët janë caktuar nga prokuroria për shkeljet ligjore të ndërtimit pa leje. Ata do të duhet të nxjerrin volumet jashtë lejes në katet, sipërfaqen e plotë të tyre.

Aktualisht prokuroria e Tiranës ka në hetim rastet për veprën penale të ndërtimit pa leje. Prokuroria i ka kërkuar bashkisë IKMT-së të gjitha praktikat e ndjekura tek këto objekte nga leja r dhënë deri tek konstatimet e shkeljeve bëra tek këto objekte.

Lexo me shume