Sekuestrohen 21 telefona kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari nga Tirana

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shiste celularë të dyshuara të kontrabanduara.

Në kuadër të operacionit “Phones 3”, u bë arrestimi i shtetasit B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Abcnews.al/

Lexo me shume