Sekuestrohet vila 1.2 mln euro në Itali/ Pronari, një shqiptar trafikant drοge_6643cefc44cdb.jpeg

Sekuestrohet vila 1.2 mln euro në Itali/ Pronari, një shqiptar trafikant drοge

Një pronë e shtrirë në rreth 500 metra katrorë, pa përfshirë pajisjet dhe një hapësire fqinje, me një rezidencë në qendër e pajisur me dekorime të shkëlqyera dhe madje edhe një pishinë të brendshme. Vila e lakmueshme, me vlerë rreth 1.2 milionë euro, të cilën Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Cuneos e kanë sekuestruar.
Mediat italiane shkruajnë se dyshimet janë se personi që rezulton si pronar i saj është vetëm një “prestanome”, pasi prona i përket në realitet një trafikanti të fuqishëm shqiptar të drogës. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por thuhet se pak kohë më parë ndaj tij ka pasur një masë paraprake nga gjykata.
Masa e sekuestrimit të pasurisë, e lëshuar nga gjykata e Torinos me kërkesë të hetuesve erdhi pas një hetimi të gjatë që bëri të mundur grumbullimin e të dhënave serioze për origjinën e paligjshme të parave me të cilat dyshohet se është blerë prona.
Hetimet nxorën në pah lidhjen midis aktivitetit të paligjshëm dhe financimit për të mbështetur kostot e blerjes dhe rinovimit të pronës. Sekuestrimi u bë pak para se vila të shitej tek një person i tretë që duket se nuk kishte dijeni për ngjarjen. ©Lapsi.al

Burimi