Sekuestrohet vila luksoze me vlerë 1.2 mln euro në Itali, pronari një shqiptar i lidhur me trafikun e drogës_6643ad4367438.jpeg

Sekuestrohet vila luksoze me vlerë 1.2 mln euro në Itali, pronari një shqiptar i lidhur me trafikun e drogës

Një vilë luksoze me vlerë rreth 1.2 milionë euro shtë sekuestruar nga autoritetet në Itali. Sipas raportimeve të mediave vendase vila ndodhej në zonën e Braidesë dhe sekuestrimi i saj erdhi pas një hetimi të gjatë që bëri të mundur grumbullimin e pistave serioze për origjinën e paligjshme të parave, me të cilat dyshohet se është blerë prona. Mësohet se vila kishte një sipërfaqe prej rreth 500 metra katrorë, dhe ishte e pajisur me një pishinë të brendshme, dhe orendi luksoze.Raportohet se vila ishte në pronësi të një shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ndërsa dyshohet se është i lidhur me trafikun e drogës. Sakaq seanca për diskutimin e propozim konfiskimit të vilës është caktuar qershorin e ardhshëm në Gjykatën e Torinos, Seksioni i Masave të Parandalimit.360grade.al

Burimi