Sfidat e kryeministrit të Anglisë, Rishi Sunak në krye të qeverisë në një moment krize

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Rishi Sunak tha se do korrigjonte gabimet e ish-kryeministres Liz Truss, ndërkohë që mandat i marrë nga konservatorët ndryshe nga ç’mendonte Boris Johnson, sipas Sunak, nuk ishte mandate për ndonjë individ të caktuar, por për Partinë Konservatore.

Në një koreografi pa shume tam-tame për të reflektuar qëllimisht humorin e kombit, dhe vështirësitë e tyre në jetën e përditshme edhe për shkak të gafave të bëra nga partia e tij, Rishi Sunak, paralajmëroi britaniket për vendimet dhe politikat mjaft të vështira që do duhet të ndërmarrë një kryeministër, që ndryshe nga shumë paraardhës të tij i njeh mirë numrat dhe shifrat si ekonomist i respektuar.
Por a do jetë emërimi Sunak i treti i vërtetë si kryeministër këtë vit për konservatorët e qendrës së djathtë kjo mbetet të shihet.

Ai siç u tha kolegeve të tij sondazhet janë për tokë për partinë e tyre, andaj ai kërkon unitete nga kabineti i ri qeveritar ku ai do duhet të balancojë mbështetësit dhe kundërshtarët për t’i mbajtur të gjithë të kënaqur dhe për të qeverisur paqësisht.
Plani i tij fiskal i planifikuar për ditën e Hallowenit është plot tmerre dhe varet se si do pritet nga britaniket kur Banka e Anglisë do duhet të vendos këtë javë për normat e interesit.
Një sfidë tjetër para Rishi Sunak është rritja ose jo e pensioneve dhe ndihmave sociale në proporcion të drejtë me inflacioni, një test i vështirë për një kryeministër i martuar me një miliardere, për tu treguar britanikëve se ai kujdeset edhe për ta që fitojnë më pak.
Po aq sa frike aq edhe sfidë është edhe mbajtja e një syri ndaj armiqve të postit të tij nga Boris Johnson dhe armiqve të brendshëm që do jenë gati të sulmojnë axhendën e kryeministrit më të ri dhe më të fundit të Britanisë, i cili ka një shumicë parlamentare prej 80 deputetesh.
Dhe e fundit për nga radha, por jo nga rëndësia, a do luhet nga kundërshtarët dhe aspirantët e postit të tij karta e zgjedhjeve të reja të parakohshme, për një kryeministër, i cili do jetë fytyra e Britanisë në kohe mjaftë të vështirë realisht ku ai ka një përvojë të kufizuar, e cila është e pa testuar pavarësisht rritjes më teorike të tij pas shtatë vjetësh si politikane i kalibrit të lartë në ishull, tashmë kryeministër i 57-të i Britanisë.

Top ChannelLexo me shume