Shahisti i vogël nderon Shqipërinë, Ergit Ramaj rrëfen emocionet pasi rrëmbeu medalje ari në tre disiplina

Pak ditë më parë, u mbajt Kampionati Ballkanik Për të Rinj me grupmoshat U 18-U 8 I që u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi. Ai u organizua për tre kampionate të ndara në tre disiplina Standart, Rapid dhe Blitz. Mes 13 shahistëve të rinj që përfaqësuan ekipin shqiptar, triumfoi Ergit Ramaj me një medalje ari.

Ai u shpall Kampion Ballkani U14 në të tria displinat e shahut: standart+rapid+ blitz. Të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, trajneri i Ekipit Kombëtar të të Rinjve, Lorenc Ramaj dhe djali i tij, Ergit rrëfyen emocionet e kësaj fitoreje. Lorenci tha se ka përjetuar më shumë emocione si trajner aq më tepër ku luante djali i tij.

“Djemtë e kanë arritur suksesin jo vetëm prej pasionit por dhe prej punës së vazhdueshme, jo vetëm të fëmijëve por dhe trajnerëve. Falë mbështetjes së Federatës me mësimet online dy vjeçare, kemi mbështetur këto të rinj”, tha trajneri. /abcnews.al

Lexo me shume