Shakira dhe Pique ‘firmosin armëpushim’/ Futbollisti vendos të takojë ish-partneren e tij

Lajmet rreth ndarjes së Shakirës dhe Gerard Piques vazhdojnë, pasi pas bisedimeve të ashpra për kujdestarinë e fëmijëve të tyre Milan dhe Shasha, duket se të dy kanë vendosur të bëjnë ‘armëpushim’.

Këngëtarja dhe futbollisti kanë mbajtur një marrëdhënie normale dhe kanë zhvilluar disa takime për të arritur një marrëveshje, megjithëse bisedimet përfundimtare do të duhet të priten duke pasur parasysh atë që po kalon babai i saj.

Më 17 tetor, babai i Shakirës u shtrua me urgjencë në klinikën Tecknon në Barcelonë. Në moshën 91-vjeçare, ai vuante nga probleme shëndetësore që nga muaji maj, kur pësoi një dëmtim në tru pas një rënieje në shtëpi. Pavarësisht ndarjes, Pique donte t’i tregonte Shakirës të gjithë mbështetjen e tij në këto kohë të vështira. Kujtojmë se Shakira gjatë një intervistë për revistën ‘Elle’ tha se:

Pavarësisht se si përfunduan gjërat apo si ndihemi unë dhe Gerard si ish-çift, ai është babai i fëmijëve të mi. Ne kemi një punë për të bërë për këta dy fëmijë të jashtëzakonshëm dhe kam besim se do të kuptojmë se çfarë është më e mira për të ardhmen e tyre, ëndrrat e tyre dhe cila është zgjidhja e duhur për të gjithë.

Të hënën e kaluar, futbollisti spanjoll vizitoi shtëpinë e Shakirës. Vizita ishte e shkurtër dhe u kap nga dhjetëra paparacët që ndodhen jashtë shtëpisë së personazhit të famshëm. Pique zbriti një valixhe dhe qëndroi disa minuta para se të nisej.

Top ChannelLexo me shume