Shala dhe Krasniqi marrëveshje bashkëpunimi për historinë e Shqipërisë dhe Kosovës

Krerët e Institutit të Historisë së Shqipërisë dhe Kosovës ,Afrim Krasniqi dhe Teuta Shala nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për shkrimin e historisë së dy vendeve. Kosova 14 vite pas pavarësisë shkruan zyrtarisht historinë e saj.

Ndërkohë që edhe Shqipëria, për herë të parë nis shkrimin e historisë për periudhën e fundit të komunizmit dhe tranzicionit. Krasniqi bën thirrje për deklasifikim të dokumentave shkencor nga arkivat shqiptare.

Insituti i Historisë së Shqipërisë dhe ai Kosovës po bashkëpunojnë për shkrimin e historisë së dy vendeve, zyrtarisht firmosën një marrëveshje 4 vjeçare në Tiranë.14 vite pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova do të ketë një histori në 4 volume nga mesjeta deri në ditët tona. Drejtoresha Teuta Shala tha se për këtë janë angazhuar 80 historianë. si periudhë delikate padyshim që është ajo e luftës.

“Nuk është një histori që do i bëj rivalitet një historie apo një historiani. Botohet për herë të parë historia e  përmbledhur e Kosovës që nga themelimi i shtetit. Synohet që të hidhet dritë mbi periudha të ndryshme të historisë së Kosovës që nga mesjeta e deri në ditët tona. Sfida qëndron te historianët që merren me periudhën e luftës, ku padyshim gjenocidi merr një vëmendje të veçantë dhe është periudhë delikate, për shkak të dëshmorëve, viktimave të luftës.  Por nga ana tjetër kërkohet shumë kujde , pasi është mjaft aktuale edhe çështja e gjykatës ndërkombëtare , duhet një kujdes i shtuar në këtë pikë , pasi një tezë e shkruar mund të merret  dhe keqinteroretohet. 80 studiues janë angazhuar në arkiva të ndryshme të Europës , Kosovës dhe Shqipërisë për këtë projekt madhjor që financohet nga qeveria e Kosovës”, tha Shala.

Kreu i Institutit të Historisë së Shqipërisë Afrim Krasniqi  thotë se ne jemi vendi i fundit në Europë që nuk e kemi shkruar historinë e e periudhës së fundit të komunizmit dhe tranzicionin. E për këtë bën thirrje që të hapen arkivat. Instituti për here të parë ka marrë guximin e prekjes së  vizës së kuqe.

Shqipëria duhet të hap arkivat dhe duhet të deklasifikoi informacionet studimore, gjë që nuk e ka bërë deri tani. së dyti duhet të krijoi akses për studiuesit gjë që nuk e ka bërë deri tani. Së treti duhet të ketë botime alternative sa më shumë dhe jo vetëm botime që vijnë nga linja zyrtare, që nuk e ka bërë  plotësisht deri tani , së katërti duhet të pranoi  pa debat dhe në mënyrë të menjëhershme tezat që vijnë nga studiuesit e huaj dhe burimet e  tjera alternativ,  gjë që nuk ndodh për shkak se Shqipëria tradicionlisht i përket elitave të emërimit dhe jo meritokracisë”, u shpreh Krasniqi.

Ndikimi i politikës në shkrimin e historisë është më i ndjeshëm në Shqipëri se sa në Kosovë. Dy institutet do të kenë bashkëpunime jo vetëm për historinë, por edhe në fushën e albanologjisë .

/Abcnews.al/

Lexo me shume