SHBA ndalon pjesëmarrjen e zyrtarëve bërthamor rus në IAEA

Korporata shtetërore bërthamore ruse, Rosatom ka deklaruar se SHBA-të kanë bllokuar në mënyrë efektive Rusinë, që të marrë pjesë në një konferencë për energjinë bërthamore në Uashington duke i mohuar vizat e hyrjes.

Rosatom dhe mbikëqyrësi i sigurisë industriale i Rusisë, Rostekhnadzor, planifikuan të merrnin pjesë në konferencën ministrore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Uashington më 26 dhe 28 tetor, sipas reuters.
Në fakt, duke cituar një deklaratë të korporatës ruse, SHBA ende nuk u ka lëshuar viza të hyrjes personelit rus.

“Ne e konsiderojmë këtë si një shprehje të mungesës së respektit të Shteteve të Bashkuara për IAEA”, tha pala ruse.

Top ChannelLexo me shume