SHBA njofton paketën e radhës të ndihmës për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë municione dhe automjete ushtarake në Ukrainë si pjesë e një pakete të re prej 725 milionë dollarësh, duke çuar se 17.5 miliardë dollarë vlerën totale që nga fillimi i luftës.

Paketa e fundit përfshin raketa me shpejtësi të lartë kundër rrezatimit (HARMs) dhe artileri të drejtuar me saktësi, si dhe furnizime mjekësore, tha në një deklaratë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

Pritet që paketa do të forcojë aftësinë e Ukrainës për të mposhtur Rusinë në kundërofensivë që ka sjellë përfitime të mëdha territoriale gjatë javëve të fundit.

Ukraina pret që SHBA dhe Gjermania të dorëzojnë sisteme të sofistikuara kundërajrore këtë muaj për ta ndihmuar atë të rrëzojnë raketat ruse dhe dronët kamikaze, tha të premten Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

/abcnews.al

Lexo me shume