SHBA paralajmëroi rritje të taksës për mallrat kineze, Kina i përgjigjet “luftës ekonomike”: Tërhiquni nga vendimi, ose do të ketë pasoja_664393505c4f9.png

SHBA paralajmëroi rritje të taksës për mallrat kineze, Kina i përgjigjet “luftës ekonomike”: Tërhiquni nga vendimi, ose do të ketë pasoja

Kina paralajmëroi të martën se një rritje prej 18 miliardë dollarësh e tarifave amerikane për mallrat kineze do të ndikojë seriozisht marrëdhëniet midis dy vendeve. “Kjo do të ndikojë seriozisht në klimën e bashkëpunimit dypalësh”, tha ministria kineze e Tregtisë në një deklaratë, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të “tërheqin menjëherë vendimet e saj të gabuara dhe të anulojnë masat shtesë tarifore kundër Kinës”.
Pekini po i kërkon Uashingtonit që “të korrigjojë menjëherë gabimet e tij dhe të anulojë rritjen e tarifave doganore kundër Kinës”. Shtëpia e Bardhë njoftoi rritjen me 18 miliardë dollarë të këtyre tarifave të aplikuara për produktet kineze, për të “mbrojtur kompanitë amerikane dhe punëtorët amerikanë” nga një konkurrencë “e pandershme” sipas Uashingtonit.
Tarifat e reja kanë të bëjnë me dhjetë sektorë industrialë të konsideruar strategjikë, si ato të gjysmëpërçuesve, mineraleve kritike, produkteve mjekësore apo edhe makinave elektrike, ku tarifat, për shembull, do të rriten nga 25% në 100%.

Burimi