Shegët kalben në pemë! Në Lezhë, fermerët e moshuar e kanë të pamundur të kujdesen dhe tregtojnë prodhimin

Qyteti i Lezhës njihet ndryshe dhe si qyteti i shegëve, ndaj kjo nxiti 2 të rinj, 7 vite më parë, të mbillnin rreth 900 rrënjë shegë në Zejemn të Lezhës, por mungesa e tregut bëri që ata të emigrojnë jashtë vendit duke ia kaluar stafetën të atit, ku edhe sot pas 7 vitesh vijon të ketë mungesë tregu dhe shitja e shegëve bëhet çdo ditë e më e vështirë.

Fermeri Nik Gila tregon që pas emigrimit të fëmijëve çdo gjë është bërë dhe më e vështirë për atë, ku veç mungesës së tregut, duhet të përballet dhe me kalbjen e shumtë të shegëve pasi nuk ka fuqi që të vjelë. Sipas tij, vlera që tregtarët japin, nuk i përballon harxhimet e bëra të një viti.
Në 7 vite, Gila ka mundur të shesë vetëm një herë një pjese të prodhimit të tij, e nga shteti është financuar vetëm vitin e parë të prodhimit.

Në Lezhë, fermerët po hasin çdo ditë vështirësi për gjetjen e një tregu për prodhimet e tyre, ç’ka bën që shumë kultura bujqësore të mbeten stok, duke shënuar, veç humbje ekonomike për fermerët.

Top ChannelLexo me shume