Prej pasdites së djeshme, kur Agron Shehaj zbuloi bllokimin që policia i kishte bërë biznesit të tij, një sulm politik nga Edi Rama sipas tij, kryeministri ka mbajtur një qëndrim bullizues ndaj deputetit.
Etiketimet si “ballist foltoreje” apo si një person që “do ndërtimet pa leje”, treguan për Ramën se nuk zgjodhi rrugën e heshtjes ndaj Agron Shehajt Përkundrazi, Rama iu kthye taktikës së dalë boje të show-it dhe fyerjeve ndaj kundërshtarëve politikë.
Nga ana tjetër, Agron Shehaj po ndjek një rrugë më konkrete, duke publikuar fillimisht dje një shkresë të prokurorisë, ku theksohej se nuk ishte urdhëruar sekuestro ndaj biznesit. Sot, në përgjigje të sulmeve të Ramës për paligjshmëri në ndërtim, Agron Shehaj reagoi duke publikuar një dokument. Dokument ky, që sipas deputetit demokrat, provon se kompania e tij ka marrë me qira ligjërisht para një noteri një ambient me leje. Dhe dokumenti ironikisht mban firmën dhe vulën e Erion Veliajt.
“Rama vazhdon të gënjejë” – thotë Shehaj. Që pas denoncimit të parë dje, në hidh-e-pritjet mes Ramës dhe Shehajt, vihet re te etiketimet e deputetit ndaj Ramës janë “hakmarrës” dhe “gënjështar”. Ndërsa argumetat e Shehajt janë se ai po sulmohet politiksht pasi ka denoncuar aferat që përfshijnë Olta Xhaçkën, Damian Gjiknurin apo edhe vetë Ramën.
Pra, qartazi Agron Shehaj, me publikimin e këtyre dokumentave kërkon të demontojë qasjen e Ramës dhe të provojë se sulmi ndaj tij është politik dhe ai është konform ligjeve. Rama është ai që i kërcen sipër ligjeve.
“Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja. Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike. Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë. Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit.” – shkroi Shehaj në Facebook.
br> br>Lexo me shume