“Shëndetësia”, Komisoni inspektime në 5 spitale, audituesit e KLSH dhe “Thurje” të parët që do të thirren_664c601d7f240.jpeg

“Shëndetësia”, Komisoni inspektime në 5 spitale, audituesit e KLSH dhe “Thurje” të parët që do të thirren

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi zhvilloi sot mbledhjen e radhës.
Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende dakordësi për shtrirjen e periudhës së hetimit prej vitit 2009 e këtej. Kjo pikë e rendit të ditës u shty për një mbledhje tjetër.
Por të dyja palët vendosën të vijojnë me vizitat e përbashkëta në terren për të parë zbatimin e kontratave koncensionare. Në dy javët e ardshme do të zhvillohen vizita në Durrës, Shkodër, Lushnje, Vlorë dhe Spitalin e Traumës.
Ndërkohë në ditët e para të qershorit do të nisin thirrjet e dëshmitarëve. Të parët në radhë janë grupet e auditit të KLSH e më pas Nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit. Në vazhdim do të mbahen dëgjesa të tjera sipas listës së dëshmitarëve të miratuar në Planin Hetimor.

/a.r

Burimi