Shërbimet pronësore me noter, nga e hëna me firmë elektronike

E gjithë koha e shpenzuar për të çuar një dokument pronësie, që bëhet përmes një noteri, në Kadastër, do të eliminohet.

Nga dita e hënë, e gjithë procedura pronësore, do të kryhet në kohë reale përmes firmosje elektronike të noterit. Kjo bëhet e mundur tashmë, pas një marrëveshje që nënshkroi Kadastra Shqiptare dhe Dhoma e Noterisë.

Artan Lame, kreu i Agjensisë Shtëtërore të Kadastrës, shpjegoi si do të kryet procesi dhe përfitimet e qytetarëve.

“Firmë elektornike, në kohë reale, sapo qytetari kërkon shëbrimin, i shkon në rrugë elektornike, zyrës përkatëse në Kadastër, për të vazhduar më pas sëhrbimin. Kjo do të shkurtojë kohën e operacioneve pasi dokumantacioni protësorë tashmë e gjithë nga noteri tek kadastra shkon në rrugë e elekrtonike. Marrja në kohë reale,” tha Lame.
Megjithatë, jo çdo shëbrim do të kryhet që në fillim në rrugë elektornike. Fillimisht do të jenë një kategori shërbimesh që do të kryhet në kohë reale dhe në vijim lista do të shtohet, tha Lame.

Llojet e shërbime janë mori, .janë 8 shërbimet bazë që fillojnë me sistemin e ri dhe sipas parashikimit, këtij numri do I shtohen edhe shërbime të tjera, për të shkuar deri tek të gjitha shëbrime në kohë reale. së shpejti sërish me notetër, do të fillojmë brenda tetorit, do të fitllojkmë edhe shërbimet e përshpejtuara, që kërkojnë shërbimet jashtë radhe, do të jetë shërbim i përshpejtuatr brenda 48 orëve,” tha Lame.

Gjatë vitit të kaluar, nga Kadastra janë lëvruar mbi 1.5 milionë shërbime, 50% të cilëve u aplikuan përmes noterëve./abcnews.al/

Lexo me shume