Sherr me sende të forta në Berat, 40-vjeçari goditet në kokë

Një sherr ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta në lagjen Goricë në Berat.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta , një 30-vjeçar me iniciale S.T., ka goditur me sende të forta në kokë A.M., 40 vjeç, banues në Berat.
I plagosuri u cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë  30-vjeçari ndodhet në pranga dhe pritet sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top ChannelLexo me shume