Sherr në Big Brother, Meri- Rozës: S’të lë qime në kokë, qepe!

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Merit dhe Rozës në shtëpinë e Big Brother, ku dy vajzat kanë kërcënuar hapur njëra tjetrën, me shkulje flokësh.
Mes tyre ka pasur dhe kontakt fizik, ku Meri e ka kapur te mjekra dhe e ka qëlluar me shpullë Rozën. Në momentin që Roza ka tentuar që t’ia kthejë, dhe e paralajmëroi që gjeste të tilla nuk i pëlqenin, ka nisur edhe sherri. Kaq mjaftoi që Meri ta kërcënonte me shkulje flokësh.
Meri: Qepe gojën mos të të kap unë seriozisht se deri tani më je dukur kështu si xhonglere si njeri pa vlerë. Po të kapa unë seriozisht pastaj nuk do të ngelet qime në kokë. Qepe se po të kapa unë seriozisht dije se këtu nuk reziston as 24 orë. Jo këtu po as në Shqipëri.
Roza: Meri mbaji nervat zemra ime.Meri: Me njerëz budallenj s’kam më nerva. Vendos ligji, vendos psikiatria, vendosin rregullat.Roza:Është mungesë argumenti.Pasi konflikti përfundoi, Roza ka shkuar të bisedojë me Ilnisën duke i shpjeguar situatën se si nisi debati.

Burimi