Sherr në doganën e Kapshticës, plagoset me thikë një person_663a2519ab143.jpeg

Sherr në doganën e Kapshticës, plagoset me thikë një person

jë person është plagosur me thikë ditën e sotme pas një konflikti në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas informacioneve policore një shofer 51-vjeçar pas konflikti plagosi me thikë një tjetër shofer 35-vjeçar.
Konflikti që degradoi në përdorimin e thikës ka ndodhur për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin. Autori i plagosjes është dërguar në komisariat ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spitalin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi
Kapshticë/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.
Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi