Shikoni si duket sot Rubi, aktorja që “fiksoi” shqiptarët (FOTO)_664310f0b7e46.jpeg

Shikoni si duket sot Rubi, aktorja që “fiksoi” shqiptarët (FOTO)

“Rubi”, një nga telenovelat e suksesshme meksikane që u transmetua në fillim të viteve 2000 në Vizion Plus. Kjo telenovelë tregonte historinë e një vajze të re, të bukur dhe lakminë e saj për para dhe jetë luksoze.
Aktorja bukuroshe, Barbara Mori sot është 45 vjeç dhe në moshën 38-vjeçare u bë gjyshe për herë të parë.
Instagrami i saj është i mbushur me foto që dëshmojnë se mosha është thjesht një numër dhe dihet se deri më tani nuk ka bërë asnjë operacion plastik.
Aktorja e njohur e ka nisur karrierën si modele, e më pas në TV Azteca ka nisur me një sërë rolesh në serialet amerikano-latine. Roli i Rubinit të famshëm është ndër më të famshmit e saj dhe ky rol i solli çmimin për rolin më të mirë femëror nga revista TV “Novelas”. Megjithatë, ashtu si Ruby, ajo nuk ishte aq me fat në dashuri.
Nga viti 2016 deri në vitin 2017, ajo ishte e martuar me aktorin Kent Ray Sigman (ai është vëllai i aktores bukuroshe Stephanie Sigman). Martesa nuk zgjati shumë dhe as lidhja e saj me politikanin Serhi Mayer, me të cilin ka një djalë. Djali i saj Sergio Mayer Mori u bë baba si rezultat i marrëdhënies së tij me modelen braziliane Natalia Subtil.

Burimi