Shkak mesazhet në “Instagram”, si ndodhi masakra me tre të vrarë e dy të plagosur në Klos

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir Ilir dhe Kenad Shira e u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula.

Lexo edhe: Masakra në Klos, reagon policia: Autori u vetëvra, shoqërohen dy vëllezërit e tij

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.

Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij bensik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.

Së bashku me Eglantin dhe Renato Hasulin ishin edhe Lir dhe Kenard Shira.

Kenad dhe Renato ishin kushërinj të parë, djem tezesh.

Nga aty nisi sherri ku mbetën të vrarë babë e bir e u plagosën gjithashtu Eglantin dhe Renato Hasula.

Ndërkohë, autori Fiqiri Mjeshtri vrau veten pas krimit të rëndë, ndërsa në komisariat janë shoqëruar vëllezërit e tij. /abcnews.al

 

 

Lexo me shume