Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Itali, 6 të arrestuar (VIDEO)

Gjashtë persona janë arrestuar nga Karabinierët e Bra , të gjithë me origjinë shqiptare të moshës 26-37 vjeç, përgjegjës për një sërë vjedhjesh të kryera në provincën e Cuneos.

Ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë, 5 në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Hetimet mbi këtë rast kanë nisur që nga janari i vitit të kaluar.

Siç shpjegoi komandanti i Karabinierëve të Compagnia di Bra, Massimo Caputo, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, aktiviteti i bandës ishte i fokusuar në thyerjen e makinerive të lojërave të fatit, por edhe nëpër dyqane, palestra e magazina.

Përveç anëtarëve të bandës, ushtarakët arrestuan edhe një shtetas të shtatë shqiptar, pa lidhje me aktivitetin e vjedhjes, por që iu gjetën rreth 2 kilogramë marijuanë, të dhëna nga të njëjtët anëtarë të grupit.

Për momentin anëtarët e bandës ndodhen të ndaluar në burgun e Astit, në dispozicion të organeve të drejtësisë./albeu.com

Lexo me shume