Shkeli “arrestin e shtëpisë”, e kap policia me kanabìs për shitje_663a33d87474c.jpeg

Shkeli “arrestin e shtëpisë”, e kap policia me kanabìs për shitje

Policia në Shkodër ka zhvilluar një operacion të beftë në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”. Në pranga u vendos një 28-vjeçar, që theu masën e sigurisë për të shitur kanabis sativa.
Njoftimi i policisë: 
Theu masën e sigurisë, për të shitur doza cannabisi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Burimi