Shkodër/ Kapen 236 fidanë kanabisi, arrestohet një 29-vjeçar_66436757b1448.webp

Shkodër/ Kapen 236 fidanë kanabisi, arrestohet një 29-vjeçar

Gjendjen dhe asgjësohen 236 fidanë kanabsi në pyllin e Shporit në Shkodër. Për pasojë ka rënë në prangat e policisë një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i dyshuar i kultivimit të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.
29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit. Kontrollet vijojnë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi