“Shkoi në mirëbesim, por u morr peng nga Ervis Martinaj”, gazetari flet për vrasjen e shqiptarit në Athinë_664231f1e4f61.jpeg

“Shkoi në mirëbesim, por u morr peng nga Ervis Martinaj”, gazetari flet për vrasjen e shqiptarit në Athinë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen në Athinë të 32-vjeçarit Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili për miqtë dhe familjarët e tij njihej si “Sidi”, një personazh i njohur i botës së krimit në Lezhë.
Duke folur në emisionin “Top Talk”, gazetari tregoi një episod, ku sipas tij, Roan Brahimi kishte shkuar me mirëbesim dhe ishte marrë peng dhe dhunuar nga i shumëkërkuari Ervis Martinaj.
Artan Hoxha deklaroi se e ka takuar viktimën në Dubai, aty ku ai jetonte prej kohësh për t’iu shpëtuar plumbave të rivalëve të tij.
Gazetari deklaroi se dyshon që dikush e ka “shitur”, duke treguar lëvizjet e tij dhe udhëtimin drejt Athinës, pasi një person si Roan Brahimi ishte e vështirë të ekzekutohej.
“Ai njihet me emrin Sidi, ka qenë i përfshirë në një ngjarje. Ky është thirrur në mirëbesim nga një kushëri, dhe ka shkuar me mirëbesim te Ervis Martinaj, kur ka shkuar e kanë marrë peng dhe është dhunuar. Ky u ka thënë nëse nuk më vrisni, nuk do flas.
Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Kanë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze…
Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim. Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit. Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj.” – tha gazetari Artan Hoxha.

Burimi