Shkon në 41 numri i viktimave nga shpërthimi i minierës në Turqi

Plagosen 11 të tjerë, shpëtohen 58 minatorë

Arrin në 41 numri i minatorëve që humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi të Premten brenda minierës në provincën Bartin në Turqi.

Zyrtarët turq thanë se janë ende 15 persona, të cilët mbeten të bllokuar në brendësi, teksa po punohet intensivisht për t’i nxjerrë ata të gjallë. Në momentin e shpërthimit mendohet se ndodheshin 110 punëtorë duke punuar.

Më herët, ministri i Brendshëm Sulejman Sojlu tha se janë shpëtuar gjithsej 58 minatorë. Në kohën e shpërthimit, minatorët po punonin 350 metra nën tokë, në një zonë të konsideruar si të rrezikshme.

Ndërsa ministri i Energjisë Fatih Donmez tha se indikacionet fillestare ishin se shpërthimi ishte shkaktuar e ka shkaktuar përzierja e gazit të metanit të çliruar në minierë.

Pamjet e Reuters treguan familjet e minatorëve dhe personelin e shpëtimit duke pritur në ankth ndërsa punonjësit e shëndetësisë dhe shpëtimit grumbulloheshin rreth hyrjes së minierës.

Në vitin 2014, 301 punëtorë u vranë në fatkeqësinë më të rëndë të minierave të Turqisë ndonjëherë në qytetin perëndimor të Soma.

Tv Klan

Lexo me shume