Shkullaku: Rama bëri mirë që vajti në Greqi, por ishte teatër! Foli kundër “fshesës”, por ky i ngriti bust Mitsotaqisit

Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për tubimin e Edi Ramës në Greqi. 
Shkullaku tha se Rama ka bërë mirë që ka vajtur në Greqi, por nuk kuptoi arsyen e tubimit që mbajti. Analisti quajti hipokrizi disa nga deklaratat e Ramës përfshirë edhe atë për operacionin “Fshesa”, të cilin e konsideroi të tmerrshëm, por ndërkohë i ka ngritur bust në Shqipëri, Kostandinos Mitsotakisit që aplikoi këtë politikë kundër shqiptarëve. 
“Është ngjarje që ndodh për herë të parë. Nuk kam kuptuar akoma, pse vajti Rama në Athinë. Që na bëri krenarë, u tregoi vendin grekëve, tha ca të vërtetëa, dakord. Por, kur bëhet një vizitë ka një arsye të caktuar. Përse i duhet Ramës ky tur dhe mitingu i Athinës në veçanti? Di që Rama vajti si kryetar i PS, madje u tha se do të shpërndahen edhe tesera të PS. Të ftuarit, ishin anëtarë apo simpatizantë të PS.
Për mua është takim partiak, Rama bëri mirë që shkoi. Kam qenë gjithmonë pro asaj, siç vijnë politikanë grek të bëjnë mitingje dhe protesta, pavarësisht se i mungonte motivi. Në një vend europian do të pyetej, me çfarë parash u organizua, charter, led wall, pagesat për këngëtarët. Dhe a është normale që administrate të shkojë në një miting elektoral? Sepse di që administrate është e depolitizuar me ligj. Rama u mundua të jetë edhe i kujdesshëm, por edhe patriot. Por ka një gjë që nuk shkon, Rama flet për një periudhë që edhe unë e quaj të turpshme, operacioni “Fshesa” dhe e krahasoi me dëbimet masive të çamëve nga trojet e tyre. Por, pyetja normale është, kush ishte autori i operacionit “Fshesa”? Kostandin Mitsotaqis. Tani ky Mitsotaqisi ku e ka bustin dhe kush e inaguroi? Edi Rama. Pra ose distancohesh nga kjo gjë dhe e barazon me largimin e çamëve… Ky i fshesës së zezë, kur i duhet Ramës meriton bust në Shqipëri. 
Arritjet e shqiptarëve, që e gjetën mundësinë në një tokë tjetër, sot vijojnë ikin nga Shqipëria. Pra, shqiptarët nuk po kthehen, vazhdojnë të bëjnë Greqinë, Italinë, Anglinë.
Ajo që nuk më pëlqeu, ishte fakti që edhe arritjet e shqiptarëve, Rama u përpoq ti paraqëse si një lloj revanshi, pra iku koha e afendikojve që ju merrnin si gjë të gjallë dhe tani keni orën e hakmarrjes, duke harruar të përmendë, që pavarësisht politikave të prapambetura dhe shtypëse të qeverive greke, grekët vetë kanë hapur shtëpitë e tyre për 1 milion shqiptarë që u dyndën. U mundua që edhe ndërrimin e emrave, procedurat që kanë kaluar ti paraqësë si revansh. Nga sa di unë, Greqia nuk detyronte njeri të ndërroheshin emrat, por paraqiteshin si vorio epiriot. Greqia ka një ligj, që ata shtetas të huaj me kombësi greke marrin menjëherë lejen e qëndrimit. Nuk është faji i grekëve që këtu falsifikuan dhe dolën edhe grekë nga Tropoja. Greqia është nga vendet me standardin më të ulët për respektimin e minoriteteve, por problemet tona janë problemet tona.
Unë prisja të fliste për gjëra të tjera, këtu edhe për ilaçet që vijnë, paguhet 20%. Prisja çështjen e pensioneve të zgjidhte. Ftoi këta të investojnë në Shqipëri. E dini sa shqiptarë kanë ardhur nga Greqia të investojnë dhe kanë pritur të marrin fonde nga AZHBR dhe kanë marrë noc rrokun. Ti pret të flasë për politikat dhe të drejtën e votës. Ky nuk bëri këto, meqenëse ishte aty, të falenderonte edhe Dora Bakojanis, për raportin dhe kontributin që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Ai u mundua të mos provokojë, por fryma e revanshit dhe rënia në gjunjë si Ilir Meta para popullit të 2 marsit, e quaj një lloj teatri”, tha Shkullaku. 

Burimi