Short për gjysmëfinale me barazime fituese: ja gjithçka që duhet të dini për formulën e Final 4

Në përfundim të 36 javëve të kampionatit të Superiores, nuk do të shpallet kampioni i ri dhe kjo tani dihet. Katër të parat e renditura do të marrin pjesë në një Final 4, ku do të përcaktohet ekipi kampion dhe ekipet që marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Europa Conference League. E tashmë Departamenti i Garave në FSHF ka publikuar edhe datat e oraret se kur do të zhvillohen ndeshjet
Të gjithë takimet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 17 maj, duke nisur nga ora 20:00. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër, në po të njëjtën orë, më 19 maj.
Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00. Ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00. Sa i takon shortit të katërshes finale, ai do të zhvillohet në përfundim të sezonit të rregullt të “Abissnet Superiore”.
SI FUNKSIONON “FINAL 4”
Ekipet pjesëmarrëse4 vendet e para të “Abissnet Superiore” në përfundim të kampionatit të rregullt.
ShortiEkipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.
GjysmëfinaletKalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.
FinaletEkipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.
ÇFARË PËRFITOJNË KLUBET SPORTIVISHT
Vendi i parë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League
Vendi i dytë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i tretë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i katërt në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në Final 4

Burimi